Transmetuar më 27-12-2018, 13:05

Lidhja e tyre dhjetë vjeçare tashmë është kurorëzuar në martesë, ku zyrtarisht janë burrë dhe grua.

Këngëtarja Miley Cyrus është martuar me partnerin e saj Liam Hemsworth.

Çifti kanë lidhur kurorë në një ceremoni private, të dielën e lënë pas, më 23 dhjetor.

Miley kishte veshur një fustan elegant sateni, ndërsa Liam një kostum klasik.

Martesa mes tyre u mbajt nën praninë e familjarëve dhe miqve të tyre më të ngushtë.

Këngëtarja ka publikuar disa foto nga dasma në Instagram, duke shkruar “23.12.18”.

Ndërkohë njërën prej tyre ka publikuar edhe aktor, ku teksa shihet i përqafuar me të shoqen shkruan “Dashuria ime”. /a.y/noa.al