Burri akuzon gruan, “Do qentë më shumë se mua!” I hedh nga ballkoni
Transmetuar më 27-12-2018, 12:22

Nga një sherr mes një çifti bashkëshortësh e pësuan dy qen të vogël, të cilët u hodhën nga ballkoni nga burri.

Një debat i ashpër mes tyre, ku burri akuzonte gruan se donte më shumë qentë se atë.

Në gjaknxehtësi e sipër ai i hodhi qentë nga kati i tretë i shtëpisë, ku një prej tyre i racës chihuahua ngordhi, ndërsa tjetri arriti të shpëtojë.

Ngjarja e pazakontë u shënua mbrëmjen e kësaj të marte në Chicago, të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Gruaja 55-vjeçare tha në polici se i shoqi Jerald L. Jeske, e kishte qëlluar disa herë dhe më pas hodhi qentë nga ballkoni.

Qeni më i madh 17 vjeç, ngordhi në vend, ndërsa tjetri arriti të shpëtojë duke u larguar dhe deri më tani nuk ka gjurmë prej tij. /a.y/noa.al