Transmetuar më 27-12-2018, 12:09

Oktavio Gjikolaj, është vëllai binjak i 17-vjeçares Briselda Gjikolaj e cila mbeti e vrarë mbrëmjen e kësaj të mërkure në zonën e Laprakës, teksa i dashuri i saj Erion Benga 23 vjeç, u plagos.

Ai ka bërë një postim drithërues për të motrën, e cila u vra në atentatin që mendohet të jetë organizuar për të dashurin e saj.

Duke publikuar një fotografi me të, ai shkruan, “Nuk e prisja që të kisha një humbje tjetër aq të thellë, mendova që do kalonim një jetë plot gëzime dhe tani më le vetëm disa kujtime që më marrin frymën dalëngadalë.

Ishe botë më vete për mua dhe do mbetesh plagë në zemër përjetë. U prefsh në paqe dashuria ime, motra ime të dua pafundësisht”.

Pak kohë më parë, Briselda dhe Oktavio kishin humbur edhe babanë, duke e bërë edhe më të rëndë dhimbjen në familjen Gjikolaj. /a.y/noa.al

Vrasja e adoleshentes në Laprakë dhe plagosja e të dashurit të saj, ndodhi pas konfliktit

Zbardhet atentati në Laprakë, policia identifikon dhe shpall në kërkim autorin