Transmetuar më 27-12-2018, 11:05

Presidenti Ilir Meta e ka nisur këtë të enjte, buzë liqenit të Pogradecit, prej nga ka publikuar dhe një fotografi.

“Përshëndetje të dashur miq, nga Pogradeci i mrekullueshëm në çdo stinë!”, shkruan Meta.

Qysh nga marrja e detyrës si President, vazhdimisht Meta promovon zona të ndryshme të vendit.

Ai është kthyer në promotor të turizmit në vend.

Në periudha të ndryshme ai ka vizituar zona të ndryshme malore dhe bregdeti, duke reklamuar bukuritë e vendit tonë. /a.y/noa.al