Transmetuar më 27-12-2018, 10:58

Dalin detaje të reja lidhur me vrasjen e ndodhur mbrëmjen e kësaj të mërkure, ku në zonën e Laprakës, u ekzekutuan brenda makinës 17-vjeçarja Briselda Gjikolaj dhe mbeti i plagosur i dashuri i saj Erion Benga 23 vjeç.

Mësohet se Benga është konfliktuar me autorin e dyshuar para ngjarjes, i cili rezulton të jetë një 19-vjeçar nga Puka.

Kjo pasi i dyshuari, i cili është shpallur në kërkim, kishte ngacmuar adoleshenten.

Rezulton se 23-vjeçari ndodhej me Briseldën në një lokal, kur është përballur me të dyshuarin me të cilin kishin një konflikt të mëparshëm, i cili shoqërohej nga një shoku i tij.

Por teksa Benga dhe 17-vjeçarja janë larguar nga lokali, dyshohet se 19-vjeçari i ka ndjekur pas.

Sapo dy të rinjtë kanë hipur në makinën e 23-vjeçarit “Benz E Class” me targa AA266MS, 19-vjeçari ka hapur zjarr drejt tyre.

Për shkak se është qëlluar nga pjesa e pasme e mjetit, plumbat kanë kapur në kokë Briseldën, ndërkohë që Benga ka mbetur i plagosur.

Në total drejt mjetit është qëlluar katër herë. Direkt pas ngjarjes i dyshuari ka humbur gjurmët duke përfituar nga errësira. Sakaq edhe nga kontrolli i ushtruar në banesën e të riut nga Puka dhe me banim në Tiranë, ai nuk është gjetur. /a.y/noa.al

Zbardhet atentati në Laprakë, policia identifikon dhe shpall në kërkim autorin

Zbulohet e shkuara e të plagosurit në Laprakë, shantazhoi një vajzë dy vite më parë

Masakra në Laprakë, dy autorë kryen krimin dhe u zhdukën në terr