Transmetuar më 27-12-2018, 07:58

Balerini i njohur Graciano Tagani, është larguar nga trupa e baletit të Albi Nakos.

Graciano është shprehur se është pushuar nga puna me një mesazh dhe nuk e priste këtë.

“Nuk jam më, tashmë prej tre javësh. Një njeri i madh si Albi mund të pushojë nga puna

vetëm nga WhatsApp-i me një mesazh. Unë Albin nuk e kam pasur vetëm koreograf, e kam pasur mik dhe minimalisht nga një mik e pret që të të japë një sqarim të paktën”, u shpreh Graciano në ‘Thumb’.

Pak javë më parë Graciano bëri një deklaratë të fortë, lidhur me një lëvizje të mundshme të tij. Teksa ishte i ftuar në “Shiko kush luan”, ai i është përgjigjur një pyetje thumbuese.

Tek loja “Ndaje ose pije” balerinit i duhej t’i përgjigjej pyetjes se nëse do t’i propozohej, a do të linte skuadrën e baletit të Albi Nakos për trupën e baletit të Top Channel.

Graciano u përgjigj: “Patjetër, me kënaqësinë më të madhe. Do ta lija Albin, sepse trupa e baletit të Top Channel është më e mira”.

Nuk dihet nëse mes Albit dhe Gracianos ka pasur fërkime më herët, apo kjo deklaratë e tij, ka sjellë në vendimin e koreografit.