Transmetuar më 26-12-2018, 23:01

Një gjahtar është shqyer nga ariu të cilin e kishte rritur vetë që kur ishte i vogël.

Ngjarja ka ndodhur në një kopsht në Rusi, teksa thuhet se burri u shqye dhe më pas u hëngër i gjithi.

Sergej Grigoriyev ishte ngrënë deri në kockë nga ariu i tërbuar që e kishte gjetur që kur ishte i vogël dhe u rrit në ngastrën e tokës së tij.

Mbetjet skeletore të 41-vjeçarit u zbuluan nga policia e cila shkoi në shtëpinë e tij pasi të afërmit raportuan se ai ishte zhdukur dhe se ariu ishte liruar nga kafazi.

Shenjat e gjakut janë parë në borë nga sulmi fatal ndaj gjuetarit.

Gjithashtu, ariu kishte ngrënë edhe tre qentë që ishin aty. /k.k/noa.al/