Transmetuar më 26-12-2018, 23:40

Tiranë, NOA.al- Masat ajrore të ftohta dhe të thata me origjine verilindore do të vijojnë ndikimin e tyre në të gjithë territorin duke bërë që moti të jetë i kthjellët por i ftohtë.

Pasditja mbetet në të njëjtat kushte atmosferike ku kthjellimet dhe vranësirat e lehta do të jenë dominante.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të rriten lehtë në mëngjes dhe mesditë duke luhatur vlerat ekstremale nga -6°C në 14°C.

Era do fryjë mesatare me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi Lindor- Verilindor duke krijuar në det dallgëzim 3 ballë. /a.y/noa.al