Transmetuar më 26-12-2018, 22:12

Pak orë pas ngjarjes së rëndë në Laprakë, policia ka identifikuar dhe shpallur në kërkim autorin e masakrës me një të vrarë dhe një të plagosur.

Blutë e kryeqytetit kanë identifikuar autorin e dyshuar dhe e kanë shpallur atë në kërkim. Por për arsye hetimore nuk bëhen me dije të dhëna të tjera.

"Autori dyshohet se për motive të dobëta ka qëlluar me armë zjarri drejt shtetasve B. Gj., 17 vjeçe dhe E. B., 23 vjeç, të cilët ndodheshin së bashku në një mjet në zonën e Laprakës", thuhet në njoftimin e policisë.

Si pasojë e të shtënave shtetasia Briselda Gjikola ndërroi jetë në spital, ndërsa shtetasi Erjon Bengo, ndodhet nën kujdesin e mjekëve. /k.k/noa.al/