Transmetuar më 26-12-2018, 21:50

Një 33-vjeçar amerikan është bërë personi i parë që ka kaluar i vetëm Antarktidën, pa ndihmën e askujt.

Sportisti Colin O’Brady përfundoi garën në mot të ftohtë për 53 ditë, përpara komandatit të ushtrisë britanike, Louis Rudd, 49 vjeç.

Dy burrat nisën këtë udhëtim në 3 nëntor dhe ishin të vendosur që të bëhen personat e parë që kalojnë Antarktikun.

Sfida ishte e rrezikshme pasi u duhej të bënin 1500 kilometra, në të ftohtë dhe erëra të forta, një aventurë që mund të zgjaste deri në 65 ditë.

Në një tentativë të tillë, një ish-ushtar britanik humbi jetën dy vjet më parë.

Udhëtimi 921 milje (1.482 km) i bëri ata të ecnin në kushte ekstreme në kontinentin më të ftohtë në Tokë. /k.k/noa.al/