Transmetuar më 26-12-2018, 21:25

Një ndër mënyrat për të hequr dorë nga duhanpirja, është rrallimi i cigareve që tymosni çdo ditë.

Por mos kujtoni se do shpëtoni nga problemet edhe me këtë mënyrë.

Sipas ekspertëve, pirja e vetëm një cigareje në ditë mund të ketë efekte drastike në mirëqenien e përgjithshme.

Sipas një studimi të publikuar në ‘The BMJ’, pirja e një cigareje në ditë e rrit në mënyrë të jashtëzakonshme rrezikun e sëmundjeve koronare të zemrës dhe sulmeve të saj.

Sipas hulumtuesve, shanset për të zhvilluar sëmundje të zemrës dhe për të pësuar sulm në tru një person që e konsumon vetëm një cigare në ditë, janë sa gjysma e një duhanpirësi që i pinë 20 cigare në ditë. /k.k/noa.al/