Transmetuar më 26-12-2018, 15:59

Mund t’ju duket e çuditshme, por ekziston një lidhje mes muajit tuaj të lindjes dhe sëmundjes prej së cilës mund të vuani.

Astrologjia nuk është një shkencë e besueshme, por sipas një studimi amerikan, mund të ketë arsye të mjaftueshme për t’i kushtuar më tepër vëmendje muajit që ke lindur, nëse do të njohësh rrezikun që ke për t’u prekur nga sëmundje të caktuara.

Studiuesit kanë shqyrtuar 1.688 sëmundje bashkë me datat e lindjes së 1.7 milionë pacientëve të trajtuar në Spitalin Presbyterian, në New York. Duke ju referuar rezultateve të kërkimit, 55 sëmundje rezultuan të lidhura drejtpërdrejtë me muajin e lindjes. Askush deri më sot nuk kishte bërë një studim të tillë.

Studimet e mëparshme kanë arritur vetëm të bëjnë lidhjen midis një sëmundje të caktuar të fëmijës dhe muajit të tij të lindjes. Në fund, studimi ka pasqyruar rrezikun e prekjes së sëmundjeve, renditur sipas muajit të lindjes:

Janar – hipertensioni

Shkurt – sëmundje të zemrës

Mars – arterioskleroza dhe sëmundje të zemrës

Prill – dhembje të kraharorit, shqetësime të zemrës

Maji, qershor rezultojnë lindjet e njerëzve më të shëndetshëm.

Korriku: Të gjithë të lindurit në muajin korrik besojmë se e njohin shumë mirë dhimbjen e vazhdueshme të qafës, por ajo që nuk dinë është se rrezikojnë po ashtu të vuajnë nga astma dhe aritmia.

Gushti: Sipas rezultateve të studimit të mësipërm, të gjithë të lindurit në gusht paraqesin predispozitë më të lartë për të patur osteoporozë dhe probleme të gjëndrave tiroide. Gratë e lindura në këtë muaj vuajnë nga reumatizma

Shtatori – astma

Tetori – sëmundjet mendore

Nëntori – infeksionet virale

Dhjetori – çrregullime të rrugëve të frymëmarrjes