Transmetuar më 26-12-2018, 15:15

Për Jonida Maliqin dueti i realizuar për Krishtlindje me të birin Dan, me siguri është suksesi më veçantë i jetës së saj.

Para disa ditësh, vogëlushi Dan ka mbushur plot 7-vjeç, këngëtarja ka postuar një video në profilin e saj në Instagram, ku shfaqet duke kënduar sëbashku me të birin e saj. Të dy kanë realizuar një video, duke kënduar sëbashku këngën “Merry Christmas”.

“Sot vendosa të bëj një duet me Danushin, duke ju falenderuar dhe përshëndetur të gjithëve për urimet e përzemërta që keni dërguar me një “Merry Christmas” dhe sigursht në sfond nuk mund të mungonte kënga “Ktheju Tokës”, shkruan Jonida..