Transmetuar më 26-12-2018, 14:30

Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim kanë bërë kallëzim penal në Prokurori lidhur me rrëzimin në Kuvend të dekretit të Presidentit Ilir Meta.

Kjo pasi kreu i shtetit ktheu për rishqyrtim në Kuvend ligjin “Për tatimin mbi të ardhurat”.

Kallëzimi vjen pasi rrëzimi u bë në seancë pa kaluar 12 orë nga administrimi në Kuvend.

Kësisoj opozita e cilëson si një akt të paprecedentë.

Po ashtu në kallëzim thuhet se janë konsumuar elementë të shpërdorimit të detyrës dhe ndikim të paligjshëm për të realizuar këtë votim kriminal.

Më 21 dhjetor deputetët socialistë vendosën ta rrëzojnë atë me 76 vota. /a.y/noa.al