Transmetuar më 26-12-2018, 13:56

Një fëmijë 10-vjeçar nga Bergamo në Itali, Gabriel, ndodhet i shtruar në spital, për shkak se është prekur nga leuçemia. Për Krishtlindje ai kërkoi një dhuratë të veçantë.

Nëna e tij Daniela, drejtoi një apel ndaj futbollistit Cristiano Ronaldo që të shkonte ta vizitonte djalin në spital, duke i rikthyer buzëqeshur.

Nëpërmjet një letre gruaja i bëri apel ekipit të Juventus dhe CR7 që të mund të shihte djalin të lumtur, qoftë edhe për disa minuta.

“Kundërshtari i tij quhet leuçemi akute, në këto ditë po i nënshtrohet ciklit të fundit të kimioterapisë. Shpresojmë që çdo gjë të shkojë mirë dhe pas disa ditësh të kthehet në shtëpi. Gabriel ka një dëshirë, duke qenë tifoz i Juventusit i pëlqen që ta vizitojë Ronaldo ose ndonjë futbollist tjetër bardhë e zi. E di që nuk është e lehtë, por për të do ishte dhurata më e bukur e Krishtlindjeve”, shkroi gruaja, citon noa.al.

Kështu këtë të hënë Cristiano Ronaldo, e kaloi vigjiljen e Krishtlindjeve mes pacientëve të vegjël në spitalin e fëmijëve ‘Regina Margherita’ në Torino.

Futbollisti shoqërohej nga e fejuara Georgina, ku së bashku u çuan edhe disa dhurata vogëlushëve. /a.y/noa.al