Transmetuar më 26-12-2018, 12:28

Teksa prezantoi vendimet e marra lidhur me kërkesat e studentëve, Kryeministri Edi Rama tha se gjuha angleze do jetë kriter kryesor për ta.

“Anglishtja do jetë një nga kushtet që do përcaktojë një marrëdhënie shumë të qartë në raportin tuaj me shkollën, shtetin dhe diplomën. Studentët nuk mund të protestojnë duke kërkuar online biblioteka shqip shkencore, pa ditur gjuhë të huaj në radhë të parë”, u shpreh Rama.

Ai tha se ky vendim do të vijë në një kohë jo shumë të vonë.

Po ashtu kreu i qeverisë bëri me dije se në çdo universitet do të ofrohen kurse falas dhe anglishtja do të hyjë në ato kushte që do të marrë mbështetje falas.

Po ashtu tha se qeveria miraton bibliotekën online për librat e studentëve falas.

Rama deklaroi se paketa për Universitetin do të jetë 8+ dhe se ajo do të zgjerohet përtej kërkesave të studentëve.

Ai deklaroi se studentët më të mirë do të punësohen në administratën shtetërore si pjesë e shërbimit civil.

“Për të shmangur gjithë duhmat e tepsisë ne do i bëjmë publike vendet e lira publike dhe studentët më të mirë që janë pa punë, ata që janë jashtë dhe thonë s’mu dha mundësia që të punoj. Sistemi i zgjedhjes do të fillojë nga lartë poshtë. Për shembull 20 vendet e lira në ministrinë e Financave do të zihen nga studentët më të mirë të financave”, u shpreh Rama.

Sipas tij, ekselencat që kanë studiuar jashtë kanë vendin e parë, ata të universitetet publike kanë vendet e dyta dhe ata në universitete kanë vendet e treta.

Ai tha se në këtë mënyrë do të goditet “dinozauri” i administratës që ushqehet në “bakllavatë e partive politike”. Rama deklaroi se do të rritet edhe praktika në universitete, duke e cilësuar si një prej shqetësimeve më të shpeshta të studentëve./a.y/noa.al

E detajuar! Çfarë u vendos në mbledhjen e qeverisë mbi Paktin për Universitetin

Rama nxjerr vendimet për studentët: Kategoritë që do e përfitojnë shkollën falas