Transmetuar më 26-12-2018, 11:41

Arritën që ta transformonin një tallje që do të çonte dëm një punë të madhe, në një mundësi për të ngrohur atmosferën e Krishtlindjeve.

Roberto Smenghi, pronari italian i lokalit ‘Alpha Game Laser Q-Fun’ në Gessate, të Milano dhe bashkëpunëtorët e tij, i shpërndanë picat që kishin përgatitur për 60 persona për të pastrehët.

Kjo pasi porosia që ishte bërë në vigjilje të Krishtlindjeve mbrëmjen e së hënës, për një tavolinë me 60 persona rezultoi tallje, dhe klientët nuk u shfaqën kurrë.

Nëpërmjet vullnetarëve të Kryqit të Kuq, Smenghi vendosi që ushqimi të mos shkojë dëm, duke e shpërndarë për endacakët sa ishin ende të ngrohta, shkruan noa.al.

Rasti në fjalë bëri bujë në Itali, kryesisht në rrjetet sociale, duke u cilësuar si një veprim prekës. /a.y/noa.al