Transmetuar më 26-12-2018, 11:29

Këngëtarja me origjinë shqiptare Rita Ora, pavarësisht suksesit ndërkombëtar, nuk e harron origjinën e saj nga Kosova.

Teksa ditën e djeshme në shtëpinë e saj është festuar Krishtlindja, këngëtarja ia ka marrë valles.

Me shami në dorë dhe nën tingujt e valles kosovare të Shpat Kasapit, Rita është rrëmbyer nga tingujt e muzikës.

Bien në sy linjat e saj trupore, nën fustanin e gjatë sateni.

Po ashtu Rita lëviz me delikatesë nën ritmin e muzikës popullore, siç mund të shihni në videon më poshtë. /a.y/noa.al