Gjykata e Tiranës ka ndryshuar sot masën e sigurisë Ilir Katiraj, i cili është personi që qëlloi me këpucë drejt Kryeministrit Edi Rama.
Nga arrest me burg në seancën e sotme, u vendos që Katiraj të rikthehet në liri, duke u caktuar detyrim paraqitje.
Ngjarja ndodhi teksa Kryeministri vizitoi në Spitalin e Traumës në Tiranë, efektivët e policisë të plagosur nga protesta e banorëve të Unazës së Madhe para parlamentit.
Gjatë protestës së 22 nëntorit, si pasojë e hedhjes së kapsollave, humbi dy gishta efektivja Ina Nuka.
Ngjarja për të cilin akuzohet Katiraj, ndodhi teksa Kryeministri po fliste për mediat, ku banorët po thërrisnin në kor “Turp, turp!” /a.y/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd