Transmetuar më 26-12-2018, 10:10

Pas djalit Joel, ardhja në jetë e vajzës Sia, e plotësoi edhe më shumë jetën familjare të Ermal Mamaqit dhe Amarda Toskës.

Por ndërsa djalin tashmë e njohim me fytyrë, Ami ka publikuar me rastin e Krishtlindjes një video të së bijës.

Në të shihet Sia e vogël, e veshur me kostumin e babagjyshit, teksa hedh hapat e parë.

Videon të cilën e gjeni më poshtë, Ami e shoqëron me një vogëlush i cili duartroket.

Mirëpo edhe në këtë rast, fytyra e vogëlushes nuk zbulohet, teksa filmohet me kurriz.

Vogëlushja erdhi në jetë në muajin mars dhe tashmë ka fituar sigurinë, për të filluar të hedhë disa hapa. /a.y/noa.al