Transmetuar më 26-12-2018, 08:00

Një rast i pazakontë është shënuar këtë të hënë, ku një vajzë vetëm 13 vjeçe nga Elbasani, është bërë nënë për herë të parë.

Lindja e rrallë ka ndodhur këtë të hënë në Kosovë, në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).

Mësohet se e mitura e ka sjellë në jetë fëmijën e saj në javën e 33-të të shtatzënisë, me peshë 1.9 kilogramë.

Zëdhënësi i QKUK, Shpend Fazlliu, tha se foshnja po trajtohet në kushte normale ndërsa gjendja e saj është e mirë.

Sakaq 13-vjeçarja nga Elbasani rezulton se është martuar në Gjakovë, dhe fëmija është fryt i martesës në moshë të mitur. /a.y/noa.al