Transmetuar më 26-12-2018, 07:53

Gazetari Enkel Demi është i njohur për pasionin e tij për gatimin dhe kuzhinën.

I ftuar në emisionin “Opinion” këtë të martë ku u fol pikërisht për këtë temë, ai tha se tashmë është bërë aq profesionist sa për gjysmë ore ka arritur të gatuajë tre pjata.

Ai madje ka rrëfyer me humor se edhe historia e martesës së tij me Mesilën ka patur në mes pikërisht gatimin.

Enkeli tregoi se ishte i lidhur me Mesila Dodën dhe kishte shkuar në shtëpinë e saj.

“Kishte gatuar diçka krejt të zakonshme për të, por që ne nuk e përdorim. Patate me rozmarinë. Dhe pasi e hëngra të gjithën, i thashë që ne duhet të martohemi”, tregoi gazetari duke qeshur.