Transmetuar më 25-12-2018, 23:38

Një ngjarje e rëndë me pasojë vdekjen e një shqiptari ka ndodhur në Itali.

Mësohet se shqiptari pësoi aksident rrugor mëngjesin e ditës së sotme dhe si pasojë gjeti vdekjen në rrugën provinciale 222 në Castellamonte.

Mediat italiane shkruajnë se nga aksidenti humbi jetën shqiptari 26-vjeçar Rajmod Thacina nga Shkodra, me banim në Nichelino.

Djali drejtonte një automjet “Citroen C3” dhe udhëtonte së bashku me një vajzë 28-vjeçare rumune, e cila u dërgua në gjendje të rëndë në spitalin Giovanni Bosco.

26-vjeçari u përplas me një “Fiat Idea” që vinte në drejtimin e kundërt, pak përpara kryqëzimit për në Bairo dhe ndërroi jetë në çast.

Në makinën tjetër ishte një kuzhinier që jeton në Samone ku u transportua për në spital pas plagëve të marra.

Autoritetet vendase po punojnë për dokumentimin e plotë të shkaqeve të aksidentit./a.k/noa.al/