Transmetuar më 25-12-2018, 22:29

Kreu i grupit parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili deklaron se 80 përqind e policëve kanë aplikuar për Lotarinë Amerikane.

Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, Vasili shkruan se në ditët e errëta të kryeministrit Edi Ramëa, shqiptarët janë më të pasigurt se kurrë.

Sipas Vasilit 70 % e familjeve të policëve jetojnë nën minimumin jetik.

Më të qetë dhe të sigurtë në ditët e Edi Ramës, kanë qenë vetëm trafikantet dhe kriminelet, sipas Vasilit.

"Per turpin e Edi Rames 80% e policeve kane aplikuar per llotarine amerikane. Per faqen e zeze te Edi Rames 70 % e familjeve te policeve jetojne nen minimumin jetik. Ne ditet e errta te Edi Rames shqiptaret kane qene me te pasigurte se asnjehere,pronat e tyre me te rrezikuara se kurre,familjet me te shqetesuara se asnje here. Me te qetet dhe te sigurtet ne ditet e Edi Rames kane qene vetem trafikantet dhe kriminelet. Ne ditet e zeza te Edi Rames shqiptaret e kane pare lirine,dinjitetin te neperkembur dhe policine te demoralizuar,te varfer dhe te percmuar e neperkembur dhe jo si mbrojtjen e tyre", shkruan Vasili./a.k/noa.al/