Transmetuar më 25-12-2018, 19:18

Krishtlindjet kanë rikthyer në gjirin e familjes, 31-vjeçaren shqiptare Aurora Mici.

E reja ishte shpallur e zhdukur pak ditë më parë, më 17 dhjetor, nga policia shqiptare dhe ajo greke.

Burime zyrtare nga policia greke bënë të ditur se Aurora Mici u gjet ditën e sotme në Athinë, raporton noa.al.

Shërbimi Social Shtetëror njoftoi se mori dje një telefonatë nga Athina, ku personi që kontaktonte tha se kishte parë një femër që ngjasonte shumë të ishte Aurora Mici.

Perosni kalimtar, deklaroi se kjo femër gjendej në kryeqytetin grek, konkretisht në zonën Metaksurgio.

Autoritete dërguan një grup verifikimi dhe konstatuan se ishte me të vërtetë Aurora Mici.

Gruaja u shoqërua nga forcat policore dhe shërbimi social, duke e sjellë sot në Selanik, pranë familjes së saj në Pilea.

Auror Mici u zhduk më 17 dhjetor 2018 në kufirin mes Shqipërisë dhe Greqisë, në Kristalopigji (Kapshticë) teksa kthehej nga vendlindja për në banesën e saj në Pilea, Selanik.

Nga momenti që kaloi kufirin, asgjë nuk dihej për fatin e 31-vjeçares derisa më shumë se një javë më vonë ajo u gjet në Athinë.

Kalimtari që e gjeti tha se gruaja ishte e përhumbur kur e dalloi të ishte e njëjta që doli në foton e publikuar nga Grami Zois (Linja e Jetës). /noa.al/