Transmetuar më 25-12-2018, 19:05

Një shqiptar është plagosur rëndë me një plumb në bark, në Itali.

Ai u transportua me urgjencë në spitalin Moscati të Aversas, ku iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale.

Bëhet fjalë për një të ri 25-vjeçar që jeton në Frignano, ndërsa mbeti i plagosur në një sherr të çastit.

Policia në Komisariatin e Aversas po heton për zbardhjen e krimit duke mbledhur edhe dëshmitë e personave që mund të kenë qenë të pranishëm në kohën e ngjarjes.

Ndërkohë gjendja e të riut shqiptar sipas mjekëve është ende shumë e rëndë. Mediat italiane shkruajnë se dyshimet e para të policisë janë për larje hesapesh. /k.k/noa.al/