Transmetuar më 25-12-2018, 18:08

Një zjarr ka rënë në katin e katërt të një pallati.

Ngjarja ndodhi pasditen e sotme në lagjen “Besëlidhja” të qytetit të Lezhës.

Mësohet se zjarri është shkaktuar nga rrjedhja e gazit të bombolës.

Për fat të mirë nuk pati të lënduar në njerëz, ndërsa edhe dëmet materiale janë të pakëta.

Familjarët e kanë parë në kohë dhe kanë lajmëruar zjarrfikësit. /k.k/noa.al/