Transmetuar më 25-12-2018, 14:10

Një tjetër gjetje fantastike, i vendos sërish në qendër të vëmendjes familjen më të famshme në botë, Kardashian. Kështu, vigjiljen e Krishtlindjeve, ato e kanë mirëpritur në një super festë! Epike gati e kanë konsideruar mediat botërore!

Dje, Kim Kardashian dhe mamaja Kris Jenner organizuan bashkimin vjetor të familjes me rastin e Krishtlindjeve, të cilat këtë herë u mbajtën në rezidencën e Kim dhe bashkëshortit të saj Kanye Ëest, në afërsi të Los Anxhelosit.

Dekori ishte kryefjala e kësaj magjie! Kryesisht i bardhë, me një bazë të mbuluar me borë të rreme, një mal masiv i ndërtuar gjithashtu me borë, tregoi që familja Kardashian nuk ishin kursyer aspak në krijimin e kësaj atmosfere të jashtëzakonshme.

Miku i tyre i familjes, këngëtari John Legend mbajti një koncert privat për mysafirët, mes tyre Jennifer Lopez me partnerin Alex Rodriguez dhe Paris Hilton.

Kim postoi disa fotografi dhe video nga festa duke përfshirë edhe pamjet e saj me Kanye Ëest dhe tre fëmijët e tyre, miqtë dhe anëtarët e familjes.

Tematika e dimrit të improvizuar në çdo kënd të shtëpisë brenda dhe jashtë saj, e bënë edhe më të jashtëzakonshme rezidencën e Kim dhe Kanye, të cilët e quajtën atë "Wonderland Winter Whoville".