Përdhunohet turistja, “U shtira e vdekur, për të shpëtuar”
Transmetuar më 25-12-2018, 12:07

U rrah egërsisht dhe u përdhunua në një stacion autobusi, në Madrid të Spanjës. Për të treguar dramën e saj, Andrea Sicignano një vajzë amerikane nga New York, e cila u përdhunua gjatë pushimeve në Spanjë, publikoi fotografitë shokuese në Facebook.

“Isha e sigurtë që do më vriste, më përdhunoi. Por u shtira sikur kisha vdekur. Nuk e di se sa kohë kaloi, por kur hapa sytë ishte zhdukur”, tregon ajo.

I dyshuari në sajë të kamerave të sigurisë, u ndalua nga policia.

Vajza tregon se ishte në Madrid prej gjashtë muajsh qysh në verë me shpresën se pas pushimeve do të niste aty një kapitull të ri të jetës së saj.

Gjatë qëndrimit të saj në Madrid, u njoh me një burrë, me të cilin doli për të parë një spektakël dhe kur përfundoi nisën të pinin, ndoshta pak më shumë nga sa duhet.

“Më pas u përshëndetëm dhe rrugët tona u ndanë. Unë mora një autobus në drejtim të gabuar dhe mbërrita në një zonë të panjohur. Në atë moment zbrita dhe u ula në stolin e stacionit dhe po mendoja se çfarë të bëja, pasi ishte destinacioni i fundit. Të gjitha mjetet publike, në atë orë ishin mbyllur. Një burrë i cili ishte në të njëjtin autobus me mua më pa të tronditur dhe e kuptoi që kisha humbur. Në atë moment u afrua pranë meje dhe më ofroi ndihmë. Ishte ora 04.00 e mëngjesit dhe unë nuk dija se çfarë të bëja. Ai më siguroi dhe më tha se do më çonte në shtëpi”, shprehet e reja, shkruan noa.al.

Pikërisht në atë moment nisi abuzimi, ku çdo tentativë për tu larguar, rezultoi e kotë.

“Krejt papritur u bë i dhunshëm. Aty nuk kalonte askush. U mundova ta shtyja me të gjitha forcat, po kërkoja celularin në çantë, por ai më tha se e kishte marrë”, vijon më tej rrëfimi i saj, lidhur me ngjarjen e ndodhur javën e kaluar.

“Isha e sigurtë që do më vriste. Më përdhunoi dhe në një moment unë u shtira si e vdekur. Nuk e di se sa kohë qëndrova ashtu, por kur rihapa sytë ai ishte zhdukur. Agjentët mbërritën në vendin e ngjarjes dhe mblodhën gjithë provat, ku brenda 24 orësh e kapën”, tregon Andrea. /a.y/noa.al