Fiton 1 milionë euro në lotari, por i humb pak më vonë!
Transmetuar më 25-12-2018, 10:37

Të fitosh 1 milionë euro në lotari dhe ti humbësh pak çaste më vonë! Nuk është një shaka, por një dramë e vërtetë e cila ka ndodhur në Zvicër dhe protagonist është

Andreas Burkli, i cili pa që ti shuhej ëndrra para syve, brenda pak minutash.

Burkli u shpall fitues në një lotari televizive, e cila u anulua më vonë, për shkak të një gabimi teknik.

Televizioni publik zviceran ‘Srf’, e shpalli fituesin gjatë serive televizive ‘Happy Day’.

Por më pas televizioni kërkoi ndjesë, duke thënë se procedura u anulua, shkruan noa.al.

Tashmë Andreas i mbetet që të presë të kalojnë Krishtlindjet, kur lotaria të përsëritet sërish, për të parë, nëse do të fitojë sërish ai. /a.y/noa.al