Transmetuar më 25-12-2018, 09:53

Një raport shumë i “gjallë” me partnerin/en, i shoqëruar me debate dhe acarime, mund të ndikojë për të jetuar më gjatë.

Por këtu nuk bëhet fjalë për ngritjen e thikave, por zënkat e shpeshta në çift, reduktojnë rrezikun e sëmundjes dhe vdekjes së parakohshme.

Për këtë arsye, më mirë sqarohuni sy më sy, se sa të mbani gjithë mërzinë brenda.

Është ky konkluzioni që ka arritur një studim amerikan i Universitetit të Arizona, i publikuar në revistën shkencore “Journal of Psychosomatic Medicine”.

Në studim u mbajtën nën monitorim 192 çifte gjatë një periudhe prej 32 vitesh.

Por ka disa kufizime kur flasim për grindjen, ajo duhet të jetë me të njëjtin intensitet nga të dy partnerët, pasi në të kundërt rrezikohet dyfish për vdekje të parakohshme. /a.y/noa.al