Transmetuar më 25-12-2018, 08:11

Kryeministri Edi Rama ka bërë një urim për gjithë shqiptarët me rastin e festës së Krishtlindjes.

“Mirëmëngjes dhe Krishtlindje të Gëzuar”, shkruan Kryeministri.

Urimin e tij Rama e shoqëron me një këngë të fëmijëve të përgatitur nga Qendra Kombëtare e Kulturës për fëmijë dhe Teatrit të Kukullave.

“Nuk festoj pa ty”, titullohet kënga festive, e cila sjell një atmosferë të ngrohtë.

Në videon më poshtë mund të dëgjoni këngën e plotë. /a.y/noa.al