
Ish-kryeministri Sali Berisha tregon se kryeministri Edi Rama mund të rrëzohet nga pushteti vetë me mosbindje civile.
I ftuar në A-Show, Berisha tha se Partia Demokratike do t’i fitonte zgjedhjet nëse do të kishte realisht zgjedhje.
“Unë jam i sigurt se nëse Shqipëria do ketë zgjedhje, PD do i fitojë.
Problemi është se Shqipëria nuk ka zgjedhje, se ato i përcaktojnë bandat prandaj misioni i PD është përmbysja e Ramës jo për të ardhur në pushtet me forcë po për të krijuar kushtet për zgjedhje të lira.
Pse u bënë protestat e çadra? Për zgjedhje të lira, por Rama përfitoi.
Rama që nga ajo periudhë ka shtrënguar lidhjet me krimin më shumë se kurrë. Sot bandat janë vendimmarrësit kryesorë.
E konsideroj të domosdoshme një mosbindje civile për largimin e tij nga pushteti”, tha Berisha./a.k/noa.al/