Transmetuar më 24-12-2018, 23:14

Të bësh dhurata për festë nuk është edhe aq e thjeshtë.

Por që të mos kaloni panikun që mund të keni përjetuar një vit më parë mjafton të ndiqni si shembull irlandezët, të cilët dhuratë ideale për Krishtlindje kanë librin.

Një shprehje e vjetër e tyre thotë: “Më mirë mos të kesh një palë këpucë, se sa mos të kesh një libër”.

Mbrëmjen e 25 dhjetorit, islandezët e kalojnë duke lexuar dhe duke ngrënë çokollata, derisa t’u mbyllen sytë.

Kjo ka çuar në një traditë të gjatë, që daton që nga Lufta e Dytë Botërore e që njihet me emrin “jolabokaflood”, që do të thotë “Christmas Book Flood”, që nënkupton njëfarë përmbytjeje nga librat e Krishtlindjeve.

“Ëorld Economic Forum” e cilëson Islandën si një ndër vendet më të arsimuara në botë. Sipas statistikave, 1 në 10 islandezë gjatë jetës publikon një libër.

Edhe shtëpitë botuese, i nxjerrin titujt e rinj gjithmonë para Krishtlindjeve, sepse kjo është periudha kur në mbarë vendin shiten më shumë libra./a.k/noa.al/