Transmetuar më 24-12-2018, 22:26

Sot është një natë e shenjtë për të gjithë besimtarët e krishterë pasi kremtojnë Krishtlindjet.

Besimtarët luten për paqe, mbarësi e dashuri. Kjo ditë kremtohet me shfaqjen e skenës së lindjes së Krishtit, shkëmbimin e dhuratave, kartolinave dhe familjen e bashkuar.

Vigjilja e Krishtlindjes ka mbërritur dhe në shtëpinë e futbollistit të njohur, Cristiano Ronaldo.

Sulmuesi i Juventusit ka uruar të gjithë ndjekësit e tij në Instagram me një foto tepër të ëmbël familjare.

“Gëzuar Krishtlindjen”, shkruan Ronaldo krahas fotografisë ku ka pozuar me familjen e tij me veshje festive.

Më poshtë keni fotografinë./a.k/noa.al/