Transmetuar më 24-12-2018, 20:41

Presidenti Ilir Meta ka dhënë një urim për të gjithë besimtarët e Krishterë me rastin e festës së Krishtlindjes.

Kreu i Shtetit kërkon që në këtë ditë të shenjtë t’ i japim më shumë harmoni të vetmuarve dhe njerëzve në nevojë.

Sipas Metës Krishtlindjet, “bashkojnë familjen e shoqërinë tonë me paqen, harmoninë e mirëkuptimin, të sjellë më shumë mbarësi, dashuri, lumturi, begati dhe drejtësi sociale”.

“Në vigjilje të Ditës së Bekuar të lindjes së shpresës e gëzimit, mirësisë, solidaritetit e humanizmit, Ju shpreh urimet më të ngrohta dhe të përzemërta, të gjithë besimtarëve të krishterë shqiptarë: Gëzuar Krishtlindjen!

Uroj që kjo festë e bukur e Krishtërimit, që mishëron vlera sa hyjnore, aq dhe njerëzore dhe që bashkon familjen e shoqërinë tonë me paqen, harmoninë e mirëkuptimin, të sjellë më shumë mbarësi, dashuri, lumturi, begati dhe drejtësi sociale.

Në këtë Ditë të Shenjtë të mos harrojmë të vetmuarit, njerëzit në nevojë dhe të sëmurët, për t’u dhënë atyre më shumë shpresë, besim dhe gëzim.

Për shumë mot Gëzuar Krishtlindjen”, shkruhet në urimin e presidentit Meta./a.k/noa.al/