Transmetuar më 24-12-2018, 20:27

Stafi i emisionit Boom ka udhëtuar drejt fshatit Suk të Rroskovecit ku jeton Afife Kasa. 50-vjeçarja është nëna e 3 fëmijëve 2 prej te cilëve vuajnë nga problem të shëndetit mendor.

Bashkëshorti ka braktisur Afifen 15 vite më parë dhe që prej asaj kohe ajo është e detyruar që të kujdeset e vetme për femijët.

Sikur te mos mjaftonte ky fakt, shtëpia ku banon kjo familje është plotësisht e rrënuar, muret janë të hapura dhe era fryn nga të gjitha anët.

Disa vite më pare nëna e 2 fëmijëve u diagnostikua me tumor dhe iu nënshtrua një ndërhyrje kirurgjilake. Ajo ka vetëm një deshire që fëmijet të kenë një shtëpi normale.

Afife Kasa: Kam 25 vite që jetoj në këtë banesë. Fëmijët i kam një me autizëm, një me të meta mendore. Vetë jam e sëmurë. Unë dua një shtëpi për fëmijët e mij. Ka raste që nuk lahemi fare, nuk kemi as tualet.

Emisioni BOOM bën apel që kush ka mundësi të ndihmojë këtë familje e cila përveç halleve që i kanë rënë mbi kokë ndihet e ofenduar nga banorë të zonës.