Transmetuar më 24-12-2018, 19:16

Kryeministri Rama, përmes një statusi në Twitter ka njoftuar se shqetësimet e studentëve po adresohen.

Ai thumbon edhe ata që i quan “Kadrinj”, që sipas kreut të qeverisë prisnin një revolucion në dhjetor.

“I shoh kadrinjtë të agjituar shumë që mirë u iku dhjetori pa revolucion, po kërkesat e studentëve mesa duket po adresohen dhe Partia Socialiste po reflekton seriozisht për të nxjerrë mësimet e duhura nga shuplaka e tyre për qeverinë.

Eh o kadrinj sa stinë si kjo do kaloni akoma”, shkruan Rama.

Ndërkohë sot PS zhvilloi një nga mbledhjet më të gjata të kryesisë, ku pas 5 orësh diskutime dhe debate nuk u fol për asnjë ndryshim në qeveri.

Ndërsa në 28 dhjetor PS do të zhvillojë Asamblenë Kombëtare. /k.k/noa.al/