Transmetuar më 24-12-2018, 18:07

Një aksident i frikshëm në Sllovaki po bën xhiron në rrjetet sociale, ku një automjet pak para se të hynte në tunel, ka fluturuar disa metra në ajër teksa ha hasur mbi një barrierë.

Ngjarja ndodhi para tre ditësh në 20 dhjetor dhe fatmirësisht drejtuesi i BMË është plagosur dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve, por është jashtë rrezikut për jetën.

Dyshohet se drejtuesin 44-vjeçar duhet ta kishte zënë gjumi në timon në momentin kur makina ka hasur në pendencë anësore të rrugës dhe ka flutuar në ajër disa metra, ka prekur tavanin e tunelit dhe ka bërë disa salto para se të përplasjes në tokë.

Për fat të mirë, në momentin e aksidentit nuk kishte automjete të tjera që mund të rrezikonin një përplasje të mundshme. Aksidenti është filmuar nga kamerat e sigurisë në një tunel pranë Popradit.