Transmetuar më 24-12-2018, 17:06
Marvi Mihali

Gjykata e Tiranës ka marrë dëshminë e shoqes së ngushtë të Marvi Mihalit, të riut që humbi jetën gjatë një sherri verën e kaluar.

Dëshmitarja Grejsi Stermasi, ka treguar se para ngjarjes ajo së bashku me Marvin dhe disa miq të tjerë kanë qenë te sheshi “Nënë Tereza”, ndërsa e ka marrë Armendi në telefon dhe i ka thënë që të shkonte me të.

Sipas saj i riu i ka thënë jo, por pas disa insistimeve të tij, ka shkuar. Në spital, tha dëshmitarja, Armendi ia ka pohuar se Marvin e ka vrarë Dejvi Bitraj.

Dëshmi ka dhënë dhe Besim Sokolaj, i cili ka qenë prezent kur ka ndodhur krimi, pasi punonte roje në një kazino. Sokolaj tha se nuk e kishte parë momentin e vrasjes së Marvit, por vetëm një përleshje mes disa të rinjve. Sokolaj sqaroi se nuk kishte ndërhyrë pasi nuk donte të rrezikonte vendin e punës.

Kjo dëshmi solli dhe reagimin e prindërve të Marvi Mihalit, të cilët thanë se ndërhyrja e rojes mund t’i kishte shpëtuar jetën djalit të tyre. Në seancën e ardhshme te datës 14 Janar do të japin dëshmitë e tyre dy personat e arrestuar Devi dhe Eugen Bitraj.

Ndërsa në kërkim vazhdojnë të jenë Marsel dhe Gridens Alla., ndërsa i ka thënë se ata ishin të armatosur me thikë dhe ishte larguar nga frika.

Krimi tronditës ndodhi në korrik të vitit 2017, kur Marvi Mihali u qëllua me thikë për vdekje, pas sherrit për një karikues telefoni.