Transmetuar më 24-12-2018, 14:00

Ambasada e Shqipërisë në Greqi, jep një njoftim të rëndësishëm për gjithë emigrantët që ndodhen në shtetin fqinj.

Më konkretisht bëhet me dije se të premten e 28 dhjetorit dhe të hënën e 31 dhjetorit, nuk do të bëhen aplikime apo shpërndarje pasaportash.

“Ambasada e RSh., në Athinë, njofton se më 28 (e premte) dhe 31 dhjetor (e hënë) 2018, nuk do të mund të bëhen aplikime për pasaporta si dhe shpërndarje të tyre nga Zyra e pasaportave, për shkak të mbylljes së procedurës të fundvitit për inventarizimin e tyre.

Për veprime të tjera konsullore, Zyra konsullore do të funksionojë normalisht në datat e sipërpërmendura.

Faleminderit për mirëkuptimin dhe Gëzuar festat!”, thuhet në njoftim. /a.y/noa.al