Transmetuar më 24-12-2018, 13:34

Një shqiptar është vënë në prangat e policisë greke, i dyshuar për vrasjen e një shtetasi afgan në qendër të Athinës.

Shqiptari u arrestua në orët e para të kësaj të hëne pas hetimeve intensive.

I dyshuari identiteti i të cilit nuk bëhet me dije, po merret në pyetje, për të zbuluar më shumë lidhur me bashkëpunëtorin e tij.

Krimin ndodhi mbrëmjen e 22 dhjetorit, në kryqëzimin e rrugëve “Sofocleous” dhe “Menandrou”, ku emigranti afgan u qëllua për vdekje tre herë me thikë.

Të dyshuarit pas ngjarjes u larguan me shpejtësi me motor duke humbur gjurmët.

Nuk dihen ende rrethanat e plota të ngjarjes, ndërsa paraprakisht dyshohet për prishje të pazareve të drogës. /a.y/noa.al

Shqiptari i ngul thikën në zemër një personi në qendër të Athinës