Transmetuar më 24-12-2018, 12:25
Foto ilustruese

Një djalë i ri shqiptar është ndaluar policia, për shkak se është kapur duke udhëtuar me dokumente false.

Ai u kap nga policia e Maltës, pak para se të merrte avionin për në Manchester, Angli, ku tha se donte të shkonte për një jetë më të mirë.

I riu, Ardit Vladi 25 vjeç, pranoi se kishte gabuar, por tha se ishte e vetmja mënyrë për të ikur nga Shqipëria.

“I bleva dokumentet italiane, për 1200 euro në Shqipëri”, ka thënë Vladi gjatë marrjes në pyetje.

Kështu teksa të premten e kaluar doli para gjykatës malteze, i riu u shpall fajtor.

Vladi u dënua me 18 muaj burg si dhe iu ndalua për tre vite udhëtimi në një nga vendet e zonës Schengen. /a.y/noa.al