Transmetuar më 24-12-2018, 10:41

Teshtima është reagimi spontan i organizmit tonë, kur substanca irrituese aktivizojnë receptorët e nervit trigemin që kemi në hundë, gojë dhe faring.
Mjekët këshillojnë që asnjëherë të mos mbahet, pasi në të kundërt rrezikohen gjashtë organe jetësorë:
-Sytë, për shkak të shtimit të presionit okular
-Hunda, rrezikon çarjen e kapilarëve
-Veshët, rrezikohen dëmtime të përkohshme në dëgjim
-Kordat e zërit, rrezikojnë të dëmtohen
-Diafragma mund të dëmtohet
-Truri, mund të pësojë goditje të fortë, shkruan noa.al.
Rreziqet mund të jenë më të mëdha për gjithë ata që kanë probleme me venat e gjakut apo patologji me muret e venave. Por gjëja kryesore që duhet të dini, është që teshtimën nuk duhet ta mbani asnjëherë! /a.y/noa.al