Transmetuar më 24-12-2018, 10:24

Përveçse si ushqim, qumështi, kosi dhe gjalpi, mund të përdoren edhe kur skadojnë. Qumështi mund të përdoret si një detergjent efikas kundër njollave më të vështira, si ato që shkaktojnë fruta të ndryshme, duke i rikthyer siç ishin më parë.

Fillimisht lajeni rrobën me ujë dhe sapun dhe më pas në vendin e njollës hidhni qumështin e skaduar deri sa të njomet mirë. Një taktikë e tillë mund të përdoret edhe për njollat e verës, por qumështi duhet përzier edhe me pak uthull molle.

Qumështi mund të përdoret edhe për të pastruar këpucët nga boja.

Ndërsa kosi është shumë i mirë për të pastruar dorezat e metalit të dyerve apo dritareve. Lyeni një copë pambuku me kos dhe aplikojeni në zonat e interesuara, duke e lënë të veprojë për 10 minuta, shkruan noa.al.

Pas kësaj fshijeni normalisht dhe do të shihni se si shkëlqimi do të jetë i garantuar.

Sa i takon gjalpit të skaduar mund të luftohen njollat e naftës apo bitumit, në rroba. Duke i lyer me gjalpë gjatë larjes, do të shihni se njollat do të ikin lehtësisht. /a.y/noa.al