Transmetuar më 24-12-2018, 09:30

Kryeministri Edi Rama ka mbledhur paraditen e sotme Kryesinë e Partisë Socialiste.

Mësohet se gjatë saj do të bëhet një analizë e qeverisjes së deritanishme në mandatin e dytë qeveritar.

Po ashtu pritet të diskutohet edhe lidhur me përgatitjet për zgjedhjet lokale të 30 qershorit.

Sakaq vendimet që do të miratohen sot, pritet të diskutohen edhe në Asamblenë Kombëtare të PS, e cila do të mblidhet më 28 dhjetor.

Gjithashtu kjo mbledhje vjen edhe pas protestës së studentëve, ku priten diskutime edhe rreth kësaj teme.

Prej ditësh përfliten edhe ndryshime të mundshme në qeveri, ndonëse deri më tani nuk ka asgjë të konfirmuar. /a.y/noa.al