Transmetuar më 24-12-2018, 07:45

Prej një viti ajo është një nga këngëtaret më të komentuara në muzikën shqiptare.

Tayna spikati qysh në këngët e saj të para, duke korrur një sukses absolut.

E ndërsa për pamjen dhe trupin e saj nuk ka të sharë, ndjekësit e saj kanë një kritikë vetëm për hundën, për të cilën i kërkojnë që ta zvogëlojnë.

Dhe kur një ndjekës në rrjetet sociale i ka kërkuar ta zvogëlojë, Tayna ka lënë pa fjalë me përgjigjen.

“Janë mësuar njerëzit në ekran duke i parë njerëzit që kanë mbet pa hundë duke e zvogëluar dhe e imja duket jonormale. Mua kështu më pëlqen edhe pse kam mundësi që ta bëjë dhe kam pasur gjithmonë. Kryesorja si fus hundët në punët e tjerëve, për të tjerat në rregull jam”, ka shkruar këngëtarja. /a.y/noa.al