Transmetuar më 23-12-2018, 21:39

Këngëtarja Besa Kokëdhima ka reaguar përmes një statusi në rrjete sociale rreth lajmit se instrumenti i lahutës është çertifikuar nga UNESCO si pasuri kombëtare Serbe.

Gjithashtu ajo ka fajëson ministrinë e Kulturës si antishqiptare për kërkesën për regjistrim të UNESCOS të Lahutës si vegël shumëkombëshe dhe jo shqiptare.

“Mos ma prek lahutën.  E shokuar me lajmin se Lahuta na qënka çertifikuar si pasuri kombëtare e serbëve nga UNESCO. Akoma më shokuese se atrofia, paaftësia dhe antishqiptarizmi i ministrisë sonë të Kulturës, është reagimi i tyre, dhe kërkesa për regjistrim te UNESCO i lahutës si vegël shumëkombëshe dhe jo shqiptare”, shkruan Besa.

Ajo e ka vijuar më tej postimin e saj:

“Nuk ka fund paturpësia juaj! Lahuta ilire, 9000 vjeçare, “Eposi i Kreshnikëve” dhe historinë e pasuritë tona kombëtare po i shisni! Dosja e historianëve e muziko/etnologëve fle në raftet tuaja, mjerë ky vend për ju! Mjerë ne pasardhësit e Ilirëve që për pak do na shesin se kemi ardhur të fundit në gadishullin “Ballkanik”(ILIRIK). Ju ftoj të gjithëve të refuzojmë këtë turp, këtë shitje e këtë varfërim e tjetërsim të identitetit tonë kombëtar!,”-përfundon Besa në rrjetet sociale./a.k/noa.al/