Transmetuar më 23-12-2018, 18:40

Një rast i turpshëm me pasojë dhunën në familje ka ndodhur në Kosovë.

Mësohet se një person në Gjakovë ka grushtuar nënën e tij në kokë.

Mediat vendase shkruajnë duke u bazuar në raportin e Policisë, ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme në rrugën “Sadik Stavileci“ në Gjakovë.

Mësohet se nëna ka marrë trajtim mjekësor, kurse i dyshuari është dërguar për kontroll mjekësor në Psikiatri.

Gjithashtu autoritetet përkatëse po hetojnë shkaqet që çuan në dhunë./a.k/noa.al/