Transmetuar më 23-12-2018, 14:35

Ngrënia e çokollatës së zezë me përqendrim të lartë kakaoje, minimumi 70%, ka efekt pozitive në nivelin e stresit, në përmirësimin e humorit dhe forcimin e kujtesës.

Është kjo bindja e studiuesve kalifornianë të Loma Linda University, të cilët studiuan efektin që luan kakaoja pas konsumit.

Rezultatet u prezantuan gjatë aktivitetit “Experimental Biology”, në San Diego, California.

Nga analizat e kryera, u mor në konsideratë konsumi i çokollatës me minimumi 70% kakao dhe 30% sheqer biologjik kane.

“Për vite me radhë kemi analizuar ndikimin e çokollatës së zezë në funksionet neurologjike nga pikëpamja e përmbajtjes së sheqerit. Por sa më i madh të jetë përqendrimi i kakaos, aq më shumë efekt pozitiv luan për trurin ton, forcimin e memories, përmirësimin e humorit dhe në sistemin imunitar”, u shpreh drejtuesi i studimit Lee S. Berk, shkruan noa.al.

Ishte i njohur fakti se si flavonoidët e kakaos ishin antioksidantë dhe agjentë antiinflamator me mekanizma të dobishëm për shëndetin e trurit dhe sistemin kardiovaskular, por të dhënat e fundit përforcojnë më tej dobitë e konsumit të çokollatës së zezë. /a.y/noa.al